Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina triumfoi ndaj Trepcës

  • Sigal Prishtina triumfoi ndaj Trepcës
24 Dhjetor 2016

Skuadra e Sigal Prishtinës të premten mbrëma ka shënuar fitore ndaj Trepcës me rezultat 80:62 në kuadër të xhiros së 13 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo është fitorja e dytë e Sigal Prishtinës ndaj Trepcës në edicionin 2016/17.

Në kuadër të kësaj xhiroje fitore ka realizuar edhe Peja ndaj Vllaznimit dhe Golden Eagle Ylli kundër Kerasan Prishtinës.

Verdhezinjtë i kanë mundur gjakovarët me shifrat 97:73, kurse therandasit i kanë mposhtur prishtinasit me rezultat 82:68.

Ndërkaq të mërkurën Bashkimi ka realizuar fitore ndaj Rahovecit me shifrat 87:62.