Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtinës i hiqet ndalesa e transfereve, Peja në pritje

  • Sigal Prishtinës i hiqet ndalesa e transfereve, Peja në pritje
7 Tetor 2016

Kampioni aktual i Kosovës, Sigal Prishtina do të mund ti regjistrojë të gjitha transferet e paralajmëruara për edicionin 2016/17, pasi FIBA ka hequr ndalesën e transfereve të shqiptuara ndaj këtij klubi në korrik të këtij viti.

Sigal Prishtina për shkak të dy lëndëve të humbura në Tribunalin e Arbitrazhit në Basketboll (BAT), e ka pasur të ndaluar transferimin e lojtarëve.

Në saje të angazhimit të kryesisë së klubit dhe krerëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), klubi ka arritur ti kryejë obligimet dhe tashmë me përbërje të plotë mund të paraqitet në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Ndalesë të transfereve, të shqiptuar nga BAT ka edhe Peja dhe ky ekip është në fazën përfundimtare të negociatave për kryerje te obligimeve dhe heqje të ndalesës së transfereve.

FBK është në pritje edhe të konfirmimit për KB Peja para se të bëjë regjistrimin e lojtarëve që ky ekip i ka lajmëruar si transfere për edicionin 2016/17.

FBK vazhdon të jetë në dispozicion të klubeve dhe njëkohësisht falënderon Sigal Prishtinën e Pejën dhe organet përkatëse të FIBA-s për sjellje profesionale dhe qasje konstruktive deri më tani dhe presim që klubet tona të shmangin situatat e këtilla në të ardhmen.