Derbi i rivalëve të vjetër i zhvilluar të shtunën mbrëma në Prizren ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës ka përfunduar në dobi të skuadrës mysafire, e cila ka triumfuar me rezultat 67:55. Kjo ndeshje i ka takuar javës së VI-të të Superligën së Kosovës.
Në këtë mënyrë bardhekaltrit kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit kosovar, derisa për portokallinjtë kjo është disfatë e dytë në Superligë, pas asaj kundër Pejës.
Më efikasit te Prishtina ishin Dardan Berisha me 18 pikë, Mohamed Abukar me 13 dhe Rinor Peci me 10 sosh. Në anën tjetër te Bashkimi më të dalluarit ishin Granit Rugova me 12 pikë dhe Gerti Shima me 10 sosh.