Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigurohen termine të stërvitjeve për Përfaqësueset

  • Sigurohen termine të stërvitjeve për Përfaqësueset
5 Maj 2015

Komuna e Prishtinës që nga 15 maji pritet të vë në dispozicion të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) edhe më shumë salla të shkollave në Prishtinë, ku do të stërvitin Përfaqësueset e Kosovës të kategorive të reja në faza të ndryshme të përgatitjeve për Kampionate Evropiane. Kjo gjë është bërë e ditur pas takimit të sotëm të kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Komuna e Prishtinës edhe një herë e ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar Përfaqësueset e Kosovës dhe aktivitetet e FBK-së, kurse i pari i kryeqytetit, Ahmeti, nënkryetari Dardan Sejdiu dhe drejtoresha për sport, Saranda Bogujevci folën edhe për projektet tjera që kanë të bëjnë me basketbollin, si turneu i shkollave dhe ngjarjet e Streetball-it në Prishtinë, të cilat Komuna do ti përkrah.

Duke falënderuar Komunën e Prishtinës për përkrahjen e deritashme, zyrtarët e FBK-së premtuan përkrahje teknike të turneut të shkollave në basketboll dhe të nismave tjera të komunës që ndërlidhen me basketbollin, e ku FBK-ja mund të kontribuojë.