Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sllovenia ndihmon Kosovën

  • Sllovenia ndihmon Kosovën
27 Janar 2014

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, sot vizitoi Federatën e Basketbollit të Sllovenisë, ku u prit nga sekretari gjeneral i kësaj Federate dhe njëherit anëtar i bordit të FIBA Europe, z. Istok Rems.

Nikoqiri e njoftoi kryetarin e FBK-së, Belegu, me aktivitetet e Federatës së tyre dhe rezultatet financiare të kampionatit të kaluar europian ku Sllovenia ishte organizatore.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për përvojat e dy Federatave në zhvillimin e basketbollit te të rinjtë dhe masovizimin e saj.

Temë e bisedës ka qenë edhe pranimi i mundshëm i FBK-së në organizatën botërore të basketbollit, FIBA.

Në fund, me kërkesë të FBK-së, Federata sllovene u zotua për ndihmë konkrete drejt basketbollit kosovar në formë të dërgimit të ekspertëve për ngritje të cilësisë të trajnerëve dhe gjyqtarëve kosovarë.

Ky ka qenë takimi i dytë brenda pak ditësh, pas atij që kreu i FBK-së Belegu dhe sekretari gjeneral i saj, Jeton Nixha, zhvilluan me homologët e etyre nga Federata maqedone, kryetarin Daniel Dimevski dhe sekretarin gjeneral Dejan Lekic.