Sot në zyra të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është mbajtur ritestimi për gjyqtarë dhe vëzhgues.
Në ritestim kanë marr pjesë 21 gjyqtarë dhe 2 vëzhgues, ndërsa testin e kanë kaluar 19 gjyqtarë dhe 2 vëzhguesit.
Duhet theksuar se ritestimi është mbajtur për shkak se një javë më parë jo të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit e kanë kaluar testin në herën e parë.
Testi është organizuar nga Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), ndërsa tani gjithcka është gati për startin e edicionit të ri 2016/17, i cili do të filloj në fundjavën e ardhshme.