Të enjten me fillim nga ora 17:00 në palestrën "Karagaçi”, Bashkimi është mysafir i Pejës në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit udhëheqin me seri 2:0 dhe në rast se triumfojnë edhe në këtë ndeshje, atëherë do të plasohen në finalen e madhe dhe kështu do ta presin të qetë duelin në mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori”.
Bardhekaltrit udhëheqin në seri 2:0 dhe kështu janë shumë pranë finales së madhe.
Kampione në fuqi është Sigal Prishtina, e cila skuadër në shkurt të këtij viti është stolisur me trofeun e Kupës së Kosovës.