Sot në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll që është duke u zhvilluar në Rahovec në program janë ndeshjet gjysmëfinale, ku me fillim nga ora 16:30 do të përballen Z Mobile Prishtina – Golden Eagle Ylli dhe duke filluar nga ora 19:00 do të ballafaqohen Rahoveci – Ponte Prizreni.
Z Mobile Prishtina në çerekfinale ishte skuadër më e mirë se Trepça, kurse Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Feronikelit, derisa Rahoveci në çerekfinale pati mposhtur Don Boskon dhe Ponte Prizreni e ka fituar duelin me Bashkimin.
Duhet theksuar se të dyja ndeshjet janë mjaft interesante dhe me rivalitet të theksuar, ndërsa interesimi nga ana e shikuesve është tejet i madh për të dyja ndeshjet.
Skuadra e Rahovecit do të luaj para shikuesve të vet, andaj në këtë ndeshje pritet atmosferë e zjarrtë, duke marr parasysh edhe faktin se kjo është ndeshja e dytë që ekipi nikoqir luan në palestrën e vet, e cila më në fund ka përfunduar pas më shumë se dhjetë viteve.
Fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2017/18 është skuadra e Z Mobile Prishtinës.