Sot me ndeshjen Peja-Bashkimi nis pjesa përfundimtare e ETC Superligës për këtë stinor.
Dy skuadrat që në xhirot e fundit siguruan Play-Offin, Bashkimi e Trepça, takohen me dyshen e madhe të këtij stinori Peja e Sigal Prishtina, përkatëisht.
Në Karagaç sonte luhet ndeshja e parë e Play-Offit ku takohen Peja e Bashkimi, derisa nesër Sigal Prishtina pret Trepçën.
Fituesit e këtyre dy përballjeve takohen në finale për të përcaktuar kampionin e këtij stinori të ETC Superligës në basketboll.
Bashkimi e Trepça, asnjëherë këtë stinor nuk kanë arritur t'i mposhtin kundërshtarët e tyre përkatës të Play-Offit.