Sot do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të play-offit në Superligën e Kosovës, ku do të takohen Z Mobile Prishtina – Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli – Rahoveci.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në ora 19:00 dhe do të transmetohen drejtëpërdrejtë në platformën “ArtMotion”.
Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1 dhe epërsinë e terrenit vendas e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt.
Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore.
Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje. Përparësinë e terrenit vendas e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendës në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5.
Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit Konform Propozicioneve të Garave.