Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sot nis Turneu Ndërkombëtar U15 në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Evropës

  • Sot nis Turneu Ndërkombëtar U15 në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Evropës
6 Prill 2018

Sot në palestrën e kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence” do të filloj Turneu Ndërkombëtar U15 në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) të FIBA Evropës.

Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.

Njëherësh ky është aktiviteti i fundit i këtij projekti dyvjeçar, në të cilin marrin pjesë shtetet e lartëpërmendura, derisa projekti udhëhiqet nga Federata Turke e Basketbollit.  

Basketbollistët e Kosova U15 kanë zhvilluar stërvitje intensive prej ditës së hënë nën drejtimin e kryetrajnerit Ibrahim Karabeg, të cilit do t’i asistojnë trajnerët Lorik Kllokoqi dhe Gyltekim Selimi.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, dhe tani është radha e përmbylljes së projektit dhe evaulimit të tij nga menaxherët e katër federatave, e kjo do të ndodh në Prishtinë në ditën e fundit të turneut.

 

Orari i ndeshjeve:

E premte/06.04.2018:

Bullgaria – Maqedonia 18:00

Kosova – Rumania 20:00

E shtunë/07.04.2018:

Maqedonia – Rumania 17:00

Kosova – Bullgaria 19:30

E diel/08.04.2018:

Bullgaria – Rumania 12:00

Kosova – Macedonia 14:00