Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sponsorizim shtesë nga banka TEB për klubet e gjeneratave të reja

  • Sponsorizim shtesë nga banka TEB për klubet e gjeneratave të reja
  • Sponsorizim shtesë nga banka TEB për klubet e gjeneratave të reja
  • Sponsorizim shtesë nga banka TEB për klubet e gjeneratave të reja
  • Sponsorizim shtesë nga banka TEB për klubet e gjeneratave të reja
14 Janar 2016

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot në ambientet e hotel “Sirius” në Prishtinë ka organizuar konferencë për media, në të cilën e ka prezantuar edhe një tjetër sponsorizim të bankës TEB për gjeneratat e reja.

Krahas kontratës për sponsorizim të të gjitha ligave të grupmoshave të reja, të cilën banka TEB e bënë tash e tri vjet, ashtu si edhe edicionin e kaluar, edhe në këtë edicion TEB ka vendosur të bëjë edhe një sponsorizim shtesë për FBK-në në këtë rast për ekipet e ligave të kategorive të reja, duke i pajisur të gjitha me fanella të basketbollit.

Të pranishëm në konferencë ishin kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, drejtori i përgjithshëm i bankës TEB, Ayhan Albeyoglu dhe sekretari i përgjitshëm i FBK-së, Leart Hoxha.

Drejtori i përgjithshëm  i bankës TEB, Ayhan Albeyoglu është shprehur shumë i lumtur që banka që ai e drejton e ka mundësinë për të bashkëpunuar me FBK-në, por njëkohësisht edhe për të investuar në të ardhmen e basketbollit tonë, pra në djemtë dhe vajzat tona të reja. “Ne si bankë jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm dhe për këtë arsye kemi vendosur që krahas kontratës që e kemi me FBK-në tash e sa vjet dhe e cila po respektohet nga të dyja palët me përpikëri, të bëjë edhe një sponsorizim shtesë siç është pajisja me fanella të basketbollit për të gjitha skuadrat e grupmoshave të reja. Ne jemi shumë të kënaqur me investimin që po e bëjmë, sepse besojmë se në të ardhmen Kosova do të bëhet e suksesshme edhe në nivel ndërkombëtar”, ka deklaruar Ayhan Albeyoglu, i cili në pyetjen e gazetarëve të pranishëm në konferencë se a do të vazhdoj TEB të pëkrah basketbollin kosovar edhe pas përfundimit të kontratës aktuale, ai është përgjigjur: “Ne besojmë se do të negociojmë për këtë çështje dhe duke u nisur nga fakti se të dyja palët jemi të kënaqura me rrjedhën e deritashme të bashkëpunimit, atëherë ne besojmë se ekziston fryma pozitive për të vazhduar edhe më tutje”.

Ndërkohë kryetari i FBK-së, Erolld Belegu e ka falenderuar bankën TEB për investimin që është duke e bërë në klubet e gjeneratave të reja: “E falenderojmë TEB-in për këtë ndihmë të madhe që i është dhënë FBK-së. Në vitin 2014 ne i kemi pasur rreth 30 klube të grupmoshave të reja, disa prej të cilave ishin edhe në prag të largimit për shkak të gjendjes së rëndë financiare, por më pas ne e siguruam mbështetjen nga banka TEB, e cila vendosi të sponsorizoj të gjitha ligat e reja me një kontratë trivjeçare dhe falë gjithë kësaj ne e kemi dyfishuar numrin e ekipeve të kategorive të reja”.

Duhet theksuar se uniformat për të gjitha klubet e kategorive të reja janë financuar pjesërisht edhe nga Fondi për Zhvillimin e Kategorive të Reja të FIBA-s.

Ndërkaq banka TEB përveç sponsorizimit të ligave të gjeneratave të reja dhe pajisjes me fanella të ekipeve të tyre, ajo në verën e vitit të kaluar i ka mbështetur edhe dy Përfaqësueset e Kosovës U-16 dhe U-20, të cilat kanë marr pjesë për here të pare në Kampionatet Evropiane, në Divizionet përkatëse, C dhe B.