Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Super derbi mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit

  • Super derbi mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit
7 Dhjetor 2020

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Prince Caffe Superligë.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra pejane është e vetmja në elitë, që ka pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, andaj pritet një ballafaqim shumë interesant mes këtyre dy skuadrave, që ishin përballur edhe në finale të Kupës, edicionin e kaluar, ku triumfuan pejanët.

Takimi tjetër i së martës do të zhvillohet mes Rahovecit dhe Trepçës. Vreshtarët kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe tri humbje, andaj pritet një duel shumë interesant.

Të mërkurën do të zhvillohet derbi i qytetit mes Ponte Prizrenit dhe Bashkimit. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet të jetë edhe në këtë përballje. Ponte ka dy fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi një fitore dhe katër humbje.

Sigal Prishtina pas fitores ndaj Ponte Prizrenit, do të ballafaqohet me Vëllaznimin. Prishtinasit kanë dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra kuqezi ka një fitore dhe katër humbje.

Prince Caffe Superliga - Java 6

E martë

15:00 Peja - Golden Eagle Ylli

15:00 Rahoveci - Trepça

E mërkurë

15:00 Ponte Prizreni - Bashkimi

15:00 Sigal Prishtina - Vëllaznimi