Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Superkupa e Kosovës në të dyja konkurrencat mbeti në Prishtinë

  • Superkupa e Kosovës në të dyja konkurrencat mbeti në Prishtinë
  • Superkupa e Kosovës në të dyja konkurrencat mbeti në Prishtinë
19 Shtator 2018

Basketbollistet e Prishtinës dhe basketbollistët e Z Mobile Prishtinës janë fitues të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Basketbollistet bardhekaltra në luftë për trofeun e Superkupës e kanë mposhtur Bashkimin me rezultat 71:68, derisa në anën tjetër basketbollistët bardhekaltër triumfuan bindshëm ndaj ekipit të Bashkimit me shifrat 88:50.

Ndeshja në mes Prishtinës dhe Bashkimit në konkurrencën e femrave ishte shumë interesante dhe me kthesa të shumta në rezultat, por që në fund ishin prishtinaset ato që e morën lojën në kontroll dhe kështu bën që trofeu i Superkupës së Kosovës të mbetet në Prishtinë.

Medaljet ekipeve pjesëmarrëse në Superkupën e Kosovës ua ndanë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, derisa trofeun e Superkupës kapitenes së Prishtinës, Ermelinda Shatrit ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Në anën tjetër në ballafaqimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën  e femrave, Z Mobile Prishtina dominoi prej fillimit e deri në fund të takimit dhe kështu triumfoi pa asnjë telashe në përballje me Bashkimin.

Medaljet ekipeve pjesëmarrëse në Superkupën e Kosovës ua ndanë Valton Bilalli anëtar i Bordit të FBK-së dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, kurse trofeun e Superkupës, kapitenit Edmond Azemi ia dorëzoi Valton Bilalli.