Bordi i FBK-së në mbledhjen e vetë të datës 29 tetor 2013 ka shqyrtuar propozimin e Komisarit të Garave dhe ka marrë vendim që:
1. Për shkak të zgjedhjeve lokale dhe pamundësisë së sigurimit të ndeshjeve nga ana e Policisë së Kosovës dhe mbulimit të mediave të shkruara dhe vizuele, xhiroja VI e ETC Superligës do të zhvillohet me datën 6 dhe 7 nëntor 2013, ndërsa xhiroja e VII me datën 9 dhe 10 nëntor 2013.
2. Liga e Parë e Kosovës, ETC Liga e femrave dhe ligat e kategorive të reja do të fillojnë me datën 9 dhe 10 nëntor 2013.