Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sutjeska kërkon falje

  • Sutjeska kërkon falje
13 Shkurt 2015

Kryetari i Sutjeskës, Darko Perovic ka kërkuar falje për incidentin e ndodhur në ndeshjen Sutjeska -  Sigal Prishtina, që çoi në ndërprerje të takimit dhe lëndimin e disa personave nga Prishtina.

“Personalisht dhe në emër të klubit i kërkoj falje Sigal Prishtinës, menaxhmentit të saj dhe anëtarëve të BIBL, për ngjarjen jo të mirë që ndodhi në ndeshje. Sutjeska ka bërë më të mirën për të aranzhuar një spektakël sportiv, sidoqoftë një individ i papërgjegjshëm ka hedhur një materie plasëse në vendin ku qëndronte stafi dhe ekipi i Sigal Prishtinës, për të ndërprerë këtë ndeshje. Sutjeska do të vazhdojë të punojë për spotin si dhe të mbajë marrëdhëniet e mira,” ka shkruar Perovic .