Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Takim i frytshëm në Munih

  • Takim i frytshëm në Munih
20 Prill 2015

Sot më 20.04.2015 në Munih të Gjermanisë është mbajtur Takimi i 11-të i Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatave anëtare të FIBA Evropës.

Në këtë takim ka marr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha. “Në pjesën e parë të takimit është prezantuar struktura e re organizative e FIBA-s dhe kushtet për kualifikime për Kampionate Evrope dhe Botërore në 3x3. Ndërkaq në pjesën e dytë të takimit është diskutuar për sistemin e kualifikimeve për Kampionate Evropiane dhe Botërore që nga viti 2017 e tutje, e që edhe ishte tema kryesore e këtij takimi, ku edhe diskutimi ishte më i madh. Gjithashtu jemi informuar për përpjekjet e FIBA-s për ndryshime në sistemin e garave të klubeve në Evropë. Po ashtu jemi informuar për praktikat moderne të sigurimit shëndetësor të lojtarëve që luajnë në Përfaqësuese dhe që nga sivjet Përfaqësueset e Kosovës do të kenë sigurimet shëndetësore”, ka deklaruar Hoxha nga Munihu.

Krahas këtij takimi, Hoxha është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Basketbollit të Sllovenisë, ish-yllin e NBA, Radoslav Nesterovic. Hoxha ka marr pjesë edhe në darkën zyrtare, të cilën e ka organizuar drejtori i FIBA Evropës, Kamil Novak, me c ‘rast ka zhvilluar edhe takime të tjera joformale me homologët e tij pjesëmarrës të këtij eventi.

Duhet theksuar se ky ka qenë takimi i parë zyrtar i Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), që nga pranimi me të drejta të plota më 13 mars të këtij viti.

Pas këtij takimi pason ai i kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu dhe anëtarit të Bordit, Arben Fetahu në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës, që mbahet më 16 e 17 maj në Maltë.