Këtë mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë e Ligës së Parë në basketboll. Të mërkurën Vëllaznimi e pret Vushtrrinë. Kuqezinjtë fituan në ndeshjen e parë ndaj Dritës në udhëtim, derisa vushtrriasit pësuan nga Kerasan Prishtina.
Të enjten zhvillohet takimi mes Istogut dhe New Basket, ku istogasit fituan në xhiron e parë ndaj Boreas, kurse New Basket pësoi nga AS Prishtina.
Të premten zhvillohen dy ndeshjet e fundit, ku Prishtina e Re përballet me Dritën, kurse Kerasan Prishtina me Borean. AS Prishtina pushon në javën e dytë.
Liga e Parë - Java 2
E mërkurë
18:30 Vëllaznimi - Vushtrria
E enjte
14:00 Istogu – New Basket
E premte
16:00 Prishtina e Re - Drita
18:30 Kerasan Prishtina - Borea