Një basketbolliste e talentuar jashtëzakonisht është vënë në qendër të vëmendjes këtë javë në Kosovë. Është fjala për prishtinasen Astera Tuhina që në muajin e kaluar ka mbushur nëntë vjet.
Astera, e cila me shtytjen e babait të saj, Astritit, ia nisi të mirret me basketboll katër vite më parë, ka nisur të punojë me trajnerët e njohur të shkollës së basketbollit, Vertikal, Mark Rodiqi dhe Dritëro Sefaja.
Ajo vazhdoi basketbollin më vonë te shkolla M-Junior me trajner Bekim Maxhuni, prej ku përsëri iu kthye trajnerit Dritëro Sefaja te KB Universi.
Astera tashmë luan me pionieret e KB Sigal Prishtinës (U-14) ku në ekip ka shokë e shoqe deri në katër vite më të moshuar se ajo.
Nga Astera të gjithë presin shumë në të ardhmen, derisa ajo prej basketbollistëve vendorë pëlqen Dardan Berishën e Sigal Prishtinës, e prej të huajve Kobe Bryantin e LA Lakersit.
Siç mund të shihet edhe në video, ajo është shumë më e shkurtë dhe më e vogël në moshë nga pionierët tjerë, por kjo nuk i pengon asaj që të dëshmohet edhe me më të mëdhenjtë.