Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Tani radha e Kosovës U-16 në konkurrencën e meshkujve

  • Tani radha e Kosovës U-16 në konkurrencën e meshkujve
24 Korrik 2016

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 në konkurrencën e meshkujve prej 11 deri më 20 gusht do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Kosova është në Grupin B së bashku me Norvegjinë, Slloveninë, Rumaninë, Austrinë dhe Ukrainën. Kjo Përfaqësuese udhëhiqet nga trajneri amerikan Chris Dial dhe ndihmësi i tij Edin Kërveshi.

Ndërkaq të dielën aventurën e saj e ka përmbyllur Kosova U-20 që në luftë për vend të 19-të është mposhtur nga Estonia dhe kështu e ka përfunduar Kampionatin Evropian, Divizioni B në Chalkida të Greqisë në pozitën e 20-të.

Ndërkohë javë më parë Kosova U-18 në San Marino në Kampionatin Evropian, Divizioni C është stolisur me medalje të bronztë dhe deri më tani është Përfaqësuesja e vetme që i ka sjell vendit tonë medalje.

Në konkurrencën e femrave Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në fundjavë e ka përfunduar aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C që është zhvilluar në Andorra prej 18 deri më 23 korrik në vendin e katërt. Kosova U-16 në këtë garë i ka regjistruar dy fitore, ku së pari e ka mposhtur Uellsin, më pas Maltën pas vazhdimeve, ndërsa në gjysmëfinale është mundur nga nikoqiri, Andorra, derisa në luftë për pozitën e tretë pas dëshpërimit të eliminimit në gjysmëfinale, janë mposhtur bindshëm nga Malta, të cilën ditë më parë e kishin mundur.

Javë më parë Përfaqësuesja U-18 e Kosovës te femrat ka përfunduar në vendin e pestë në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kosova U-18 po ashtu i ka shënuar dy fitore, ndaj Uellsit dhe Gjibraltarit, por është mundur në start nga nikoqiri Gjeorgjia dhe nga Malta.