Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Te Bashkimi mbretëron optimizmi për ndeshjen kundër Teodo-s

  • Te Bashkimi mbretëron optimizmi për ndeshjen kundër Teodo-s
7 Dhjetor 2015

Fitorja eventuale ndaj Teodo-s do ta afronte Bashkimin një hap pranë fazës së dytë në Ligën Ballkanike (BIBL). Skuadra nga Tivati i Malit të Zi të martën do të zbarkojë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren për t’u ballafaquar me portokallinjtë, me këta të fundit që u nevojitet shumë ky triumf para adhuruesve të tyre. Kjo ndeshje i takon xhiros së shtatë të BIBL dhe do të fillojë nga ora 19:00.

Petar Mijoviq, trajner i Bashkimit: “Për ne ky takim është shumë i rëndësishëm për faktin se fitorja do të na dërgonte një hap afër fazës së dytë. Kemi probleme me lëndime, por shpresoj se lojtarët do të jenë të gatshëm për ndeshje”, është shprehur Mijoviq.

Gerti Shima, basketbollist i Bashkimit: “Kemi gati gjithë javën që përgatitemi për këtë ndeshje. Është një lojë shumë e vështirë,  ekipi i Teodo-s po kalon një formë të mirë si në Mal të Zi, po ashtu edhe në Ligën Ballkanike. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe kush do të tregohet më i kujdesshëm dhe më i fortë në mbrojtje ka për të arritur të marrë rezultat të mirë. Këtu është vështirë për çdo kundërshtar, ngjashëm do të jetë edhe për Teodo-n, andaj ne duhet ta shfrytëzojmë këtë rast dhe pse jo të jemi te vendet e para në Grupin B. Ndeshja është e hapur për të dyja ekipet për të nxjerr rezultat pozitiv, Besoj se fitorja do të na jap një dorë të mirë për fazën tjetër. Kam besim që do të bëjmë diçka të mirë. Në fakt, Teodo ka treguar lojë mjaft të mirë sidomos kur luan jashtë fushës së vet. Ata kanë skuadër me përvojë dhe duke parë ecurinë e tyre janë ekipi që duhet të kesh shumë kujdes”.

Aktualisht Teodo është lider i Grupit B me 9 pikë të tubuara, ku nga pesë ndeshje ka regjistruar 4 fitore e 1 humbje. Malazezët të vetmen disfatë deri më tani e kanë pësuar nga Peja si mysafir.

Në anën tjetër Bashkimi është në vendin e katërt me 7 pikë aq sa ka edhe Levski 2014 që është në pozitën e tretë dhe Lovcen Basket që është në vendin e fundit. Prizrenasit nga 5 ndeshje kanë shënuar 2 fitore e 3 humbje. Në duelin e parë të luajtur në Tivat, Teodo e pati mposhtur Bashkimin me rezultat 63:60.