Të dielën duke filluar nga ora 19:30 në palestrën e sportit “Karagaci” të Pejës, Penza është nikoqire e Prishtinës në ndeshjen e parë finale të play-off’-it në Ligën e Femrave.
Në gjysmëfinale Penza e ka eliminuar Bashkimin pas dy ndeshjeve, gjë të cilën e ka bërë edhe Prishtina ndaj Trepcës.
Skuadra që shënon dy fitore do të shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2015/16. Kampione në fuqi janë basketbollistet bardhekaltra, kurse pejanet në këtë edicion e kanë fituar trofeun e Ipko Kupës së Kosovës dhe janë favorite për ta rrëmbyer edhe titullin e kampionit në elitën e basketbollit femëror në vendin tonë.
Penza në këtë edicion nuk e ka pësuar asnjë humbje te vetme, duke mbetur kështu skuadër e pamposhtur deri më tani, kurse në anën tjetër Prishtina i ka regjistruar 3 disfata dhe që të gjitha nga rivalet e përbetuara, basketbollistet pejane.