Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të dielën mbahet Klinika për gjyqtarët ndihmës me ligjërues, instruktorin nga FIBA, Mark Paton

  • Të dielën mbahet Klinika për gjyqtarët ndihmës me ligjërues, instruktorin nga FIBA, Mark Paton
7 Janar 2017

Klinika e paraparë të mbahet të shtunën dhe të dielën (7 dhe 8 janar) për gjyqtarët dhe vëzhguesit kosovarë, me ligjërues instruktorin nga FIBA, anglezin Mark Paton do të mbahet vetëm të dielën (8 janar) në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë, prej orës 09:00  deri në ora 19:00.

Kjo klinikë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe FIBA për gjyqtarët ndihmës, të cilët do të mund të njoftohen me punën dhe udhëheqjen e punës së tavolinës zyrtare. Në fakt kjo është Klinika e parë e këtij lloji që organizohet nga FIBA në Kosovë.

Ndërkaq arsyeja pse Klinika do të organizohet vetëm të dielën është se instruktori Mark Paton nuk ka arritur me kohë në vendin tone, për shkak të anulimit të fluturimit të tij, me arsye motin që ka mbretëruar pothuajse në tërë Evropën. Paton ka arritur në Prishtinë një ditë më vonë se sa që ishte paraparë në agjendën e tij dhe të FIBA-s e FBK-së.

Kështu gjyqtarët ndihmës do të kenë rastin të informohen rreth programit DSS (Digital Scoresheet-Procesverbali i ndeshjes në mënyrë digjitale), si dhe do t’ju nënshtrohen testeve nga njohja e rregullave dhe punës së tavolinës zyrtare.

Duhet theksuar se krahas kësaj Klinike, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-n do të organizoj edhe dy Klinika të tjera.

E para do të mbahet më 10 janar dhe do të udhëhiqet nga instruktori i FIBA-s, maqedonasi Gjorgji Piperkov dhe e dyta do të mbahet në fund të muajit shkurt dhe do të udhëhiqet nga drejtori i departamentit të gjyqtarëve në FIBA Europe, kroati Davorin Nakiç.