13 Maj 2016
Ndeshja e tretë finale e “play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll në mes Pejës dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të dielën në “Karagaçi” me fillim nga ora 19:30.
Në ndeshjen e parë fitore pati realizuar Peja si nikoqire, kurse në të dytën Sigal Prishtina ka triumfuar dhe tashmë është barazuar seria finale ndërmjet këtyre dy skuadrave, 1:1.
Ekipi që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës, ndërsa kampione në fuqi është skuadra nga kryeqyteti.