Ndeshja e parë e play-out-it ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani do të luhet të hënën me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.
Nëse Kerasan Prishtina shënon dy fitore, atëherë kjo skuadër do të mbetet pjesë e elitës së basketbollit kosovar, ndërsa në rast se Drita e bën një gjë të tillë, atëherë gjilanasit do të bëhen sërish pjesë e Superligës.
Duhet theksuar se një javë më parë Rahoveci pasi e ka mposhtur Dritën në finalen e play-off-it të Ligës së Parë të Meshkujve në seri 2:1 është bërë anëtari më i ri i elitës së basketbollit kosovar.