Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të martën, afati i nominimeve për Kuvend Zgjedhor

  • Të martën, afati i nominimeve për Kuvend Zgjedhor
28 Maj 2016

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) edhe një herë ua kujton anëtarëve të saj se të martën më 31 maj, në ora 14:00 skadon afati i dorëzimit të autorizimeve për delegatë.

I njëjti afat vlen edhe për dorëzim të nominimeve për kryetar të FBK-së, për klubet që vendosin të bëjnë nominime.

Duhet theksuar se të drejtë vote kanë anëtarët aktivë të FBK-së, të klasifikuar sipas rangut garues/veprimtarisë dhe atë:

Anëtarët e Superligës nga 2 delegatë: Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Trepça, Golden Eagle Ylli, Vëllaznimi, Kerasan Prishtina dhe Rahoveci.

Anëtarët e Ligës së Parë nga 1 delegat: Drita, Kosova, AS Kastrioti, Prishtina e Re, Lipjani, Megasports, Kaçaniku dhe Newborn.

Liga e Femrave nga 1 delegat: Prishtina, Penza, Trepça, Bashkimi, Vëllaznimi, Kosova, Kastrioti, Drita, Sfera dhe Golden Eagle Ylli.

Shoqatat nga 1 delegat: Streetball Kosova, SHGJFBK, SHTBK, Sport 4 All, SHMBK dhe  Handikos Kosova.

Kuvendi Zgjedhor i FBK-së do të mbahet më 7 qershor 2016, në ora 19:00 në “Swiss Diamond Hotel Prishtina”.