Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të martën, Kuvendi Zgjedhor i FBK-së

  • Të martën, Kuvendi Zgjedhor i FBK-së
6 Qershor 2016

Të martën duke filluar nga ora 19:00 në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kryetari aktual i FBK-së, Erolld Belegu është kandidati i vetëm për të njëjtin post në Kuvendin Zgjedhor dhe një gjë e tillë  është  konfirmuar më 31 Maj 2016 nga Komisioni për Verifikim të Mandateve dhe Nominimeve për Kuvend Zgjedhor të FBK-së, pra në ditën e fundit të dorëzimit të nominimeve për kryetar të FBK-së.

Belegu është nominuar për kryetar të FBK-së në periudhën 2016-2020 nga 23 anëtarë të FBK-së e ata janë, klubet e basketbollit: Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Trepça, Golden Eagle Ylli, Vllaznimi, Kerasan Prishtina, Rahoveci, Drita (M), Kosova (M), Lipjani, Megasports, Prishtina e Re, Newborn Prishtina, Prishtina (F), Trepça (F), Kastrioti (F), Sfera(F), Golden Eagle Ylli (F), Kosova (F), Shoqatat: SHGJFBK, Minisbasketbollit dhe Sports for All.

Krahas votimit për kryetar të FBK-së në Kuvendin Zgjedhor do të votohet edhe për anëtarët e rinj/vjetër të Bordit të FBK-së.

Belegu në krye të FBK-së është që nga gushtit i vitit 2013 dhe gjatë mandatit të tij të deritashëm ai së bashku me Bordin e FBK-së kanë punuar pandërprerë në zhvillimin e basketbollit kosovar në drejtime të ndryshme, por me theks të veçantë në punën me gjenerata të reja në të dyja konkurrencat, si në nivel të klubeve/shkollave ashtu edhe në nivel të Përfaqësueseve.