Të martën (26.01.2016) në ora 14:00 Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Kujtim Shala do t’i vizitoj zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), me ç’rast do të takohet me krerët e FBK-së, të udhëhequr nga kryetari Erolld Belegu.
Ministri Shala dhe krerët e FBK-së do të bisedojnë për më të rejat në basketbollin kosovar, e që kanë të bëjnë me fillimin e përgatitjeve të Përfaqësueses A të Kosovës për kualifikimet për Kampionatin Evropian, por edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes MKRS-së dhe FBK-së, si dhe për ndihmën që pritet Qeveria t’i ofrojë basketbollit kosovar në sfidat që e presin këtë vit në arenën ndërkombëtare.