Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të mërkurën fillon Kursi Intensiv për Trajnerë

  • Të mërkurën fillon Kursi Intensiv për Trajnerë
22 Shkurt 2016

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTFBK) prej 24 shkurt deri më 3 mars do të organizojnë Kurs Intensiv për Trajnerë.

Kursi intensiv dhjetë ditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

FBK kështu është bërë federata e parë sportive nga Kosova që fiton grant nga Solidariteti Olimpik dhe atë në një prej fushave më të ndjeshme, atë të ngritjes së kapacitetit të trajnerëve.

Ligjërues në Kursin Intensiv për Trajnerë do të jetë instruktori i FIBA-s, slloveni Tone Krump, ndërsa kursi do të zhvillohet në Kolegjin ISP në lagjen Marigona Residence.

Kursi për trajnerë do të mundësojë që për herë të parë trajnerët kosovarë të marrin certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) të nënshkruara nga eksperti i FIBA-s, për një kurs që mbahet në Kosovë. Ndërkaq trajnerët që do të mungojnë qoftë vetëm edhe në një ligjëratë të kursit nuk do të kenë mundësi të marrin certifikatat e lartpërmendura.

Arben Krasniqi, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve: “Në kurs do të marrin pjesë 31 trajnerë të Kosovës. Do të kërkohet disiplinë dhe vijueshmëri absolute meqë jemi nën monitorim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Kursi do të jetë i nivelit bazik dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm më në fund të fillojmë me procesin e licencimit të trajnerëve me kritere profesionale. Trajnerët që i kemi përzgjedhur do të kenë mundësi që të mësojnë, por edhe të fitojnë përvojë gjatë këtyre 10 ditëve të kursit. Unë shpresoj se të gjithë të përzgjedhurit do ta shfrytëzojnë këtë rast dhe më pas mësimin e marr nga ky kurs do ta zbatojnë nëpër klubet e tyre”.

Lista e trajnerëve që do të marrin pjesë në kurs:

1. Arianit Morina
2. Admir Mullabazi
3. Armend Mirena
4. Laurant Ibrahimi
5. Besnik Podvorica
6. Bujar Begu
7. Riza Zeqiri
8. Arben Nixha
9. Donat Karaxha
10. Valon Tanushi
11. Edon Godeni
12. Fikret Shatri
13. Fidan Shatri
14. Hekuran Husaj
15. Hasan Bytyqi
16. Ilmen Bajra
17. Ilir Sylejmani
18. Ilir Selmani
19. Kimete Haliti
20. Laudrim Mjaku
21. Pal Syla
22. Pajazit Olluri
23. Ramush Rushiti
24. Valdet Spahija
25. Egzon Uka
26. Naim Robelli
27. Fabian Gjuka
28. Dak Turku
29. Dituri Shpejti
30. Valbona Bytyqi
31. Shkumbin Kumnova