Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të mërkurën finalja e parë, Prishtina – Trepca

  • Të mërkurën finalja e parë, Prishtina – Trepca
12 Maj 2015

Ndeshja e parë finale e play-off-it në ETC Ligën e Femrave ndërmjet Prishtinës dhe Trepcës do të zhvillohet të mërkurën, duke filluar nga ora 18:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Bardhekaltrat janë kampione në fuqi dhe në serinë finale hyjnë të motivuara për të mbrojtur titullin e fituar një vit më parë.

Mitrovicaset në anën tjetër nuk do të udhëtojnë me flamur të bardhë në kryeqytet, por pritet të bëjnë përpjekje maksimale për të befasuar prishtinaset, ndonëse bilanci ndërmjet vete i këtyre dy skuadrave është në favor të nikoqireve.

Prishtina e ka përmbyllur edicionin e rregullt pa asnjë humbje, kurse në finale është plasuar pasi e ka eliminuar nga gjysmëfinalja e garave shtesë, Bashkimin nga Prizreni.

Trepca e ka përfunduar pjesën e rregullt të kampionatit në pozitën e dytë me 4 humbje, ndërsa për të siguruar finalen e madhe e ka mposhtur dy herë Penzën nga Peja në gjysmëfinale të play-off-it.

Prishtina (ish-Universiteti) është skuadra më e trofeshme në basketbollin femëror në vendin tonë që nga paslufta, me 16 trofe të fituar, 8 tituj të kampionit dhe 8 Kupa të Kosovës.

Trepca asnjëherë që nga paslufta nuk ka fituar trofe dhe ky është rasti më i mirë për mitrovicaset për ta bërë një gjë të tillë.

Skuadra që shënon 2 fitore do të shpallet kampione e Kosovës.