Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të mërkurën ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup për Sigal Prishtinën dhe Pejën

  • Të mërkurën ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup për Sigal Prishtinën dhe Pejën
14 Nëntor 2016

Sigal Prishtina dhe Peja të mërkurën do t’i luajnë ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup.

Bardhekaltrit në kuadër të Grupit H në FIBA Europe Cup janë mysafirë të Rilski Sportist në Samokov të Bullgarisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00. Në duelin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave fitore patën shënuar bullgarët dhe atë pas vazhdimeve në kryeqytet.

Sigal Prishtina i ka të regjistruara katër humbje deri më tani në Grupin H, nga Demir Insaat është mposhtur dy herë, pastaj një herë nga Rilski Sportist dhe një herë nga Enisey.

Në anën tjetër Rilski Sportist është mundur dy herë nga Enisey dhe një herë nga Demir Insaat, kurse të vetmen fitore e ka realizuar ndaj Prishtinës.

Në Grupin H prin Enisey me 8 pikë, i ndjekur nga Demir Insaat me 7, kurse Rilski Sportist ka grumbulluar 5  dhe Sigal Prishtina 4 sosh.

Ndërkaq Peja është mysafire e ekipit qipriot Petrolina AEK. Ballafaqimi në mes këtyre dy ekipeve do të luhet duke filluar nga ora 18:00 në Larnaca. Në fakt kjo është skuadra e vetme të cilën verdhezinjtë e kanë mposhtur në kuadër të Grupit G në FIBA Europe Cup.

Peja në katër xhirot e mëparshme është mundur nga klubi rumun Cluj dhe atë dy herë, si dhe nga klubi turk Gaziantep. Petrolina AEK ka bilanc prej katër humbjeve nga po aq ndeshje të luajtura.

Në krye të Grupi G në FIBA Europe Cup është Cluj me 8 pikë, e ndjekur nga Gaziantep me 7, Peja me 5 dhe Petrolina AEK me 4 sosh.