Të mërkurën do të luhet ndeshja e katërt finale e play-offit në Ligën e Femrave ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit.
Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Aktualisht Prishtina udhëheq me seri 2:1 dhe në rast se triumfon atëherë do të shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2018/19, dhe në rast se fiton Bashkimi, do të barazohet seria dhe do të jetë ndeshja e pestë në Prizren në fundjavë që do ta përcaktojë kampionin e Kosovës në konkurrencën e femrave.