Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të mërkurën në Suharekë fillon Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial për thirrje të FIBA-s

  • Të mërkurën në Suharekë fillon Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial për thirrje të FIBA-s
26 Shkurt 2018

Në organizim të FIBA Evropës dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 28 shkurt deri më 3 mars 2018 në Suharekë do të mbahet Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s.

Klinika do të udhëhiqet nga drejtori i Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Evropë, Davorin Nakiç (Kroaci), ndërsa do të ligjerojnë instruktorët e FIBA-s, Gjorgji Piperkov (Maqedoni) dhe Faton Kurshumlija (Kosovë).

Ndërkaq pjesëmarrës të Klinikës do të jenë 10 gjyqtarë potencialë, 4 nga Kosova dhe 6 të tjerë nga shtetet si, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Klinika është ndarë në tri pjesë: teori, testime dhe praktikë.

Ligjeratat do të mbahen në ambientet e hotelit “Solid” në Suharekë, kurse gjyqtarët do të kenë rastin të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e FINAL 8 të Kupës së Kosovës që do të organizohet në Suharekë nga KB Golden Eagle Ylli prej 28 shkurt deri më 4 mars 2018.

Duhet theksuar se kjo është hera e tretë radhazi që Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) i besohet një organizim i tillë nga FIBA, pasi kjo e fundit është shumë e kënaqur me punën dhe organizimin në përgjithësi të bërë në dy vitet e mëparshme nga FBK.