Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të mërkurën tri skuadrat kosovare e nisin rrugëtimin e tyre në Ligën Ballkanike

  • Të mërkurën tri skuadrat kosovare e nisin rrugëtimin e tyre në Ligën Ballkanike
11 Tetor 2016

Sigal Prishtina, Bashkimi dhe Peja të mërkurën e nisin rrugëtimin e tyre në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Kampionia në fuqi e BIBL-it, Sigal Prishtina në kuadër të xhiros së parë të Grupit A është mysafire e Beroe-s në Stara Zagora të Bullgarisë. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 17:00.  

Bashkimi që po ashtu bën gara në Grupin A do të udhëtoj në Gjevgjeli të Maqedonisë për t’u ballafaquar me Kozuv-in. Ky takim do të zhvillohet duke filluar nga ora 19:00.

Ndërkohë në Grupin B, Peja është nikoqire e Feni Industries nga Maqedonia në ndeshjen që do të luhet në “Karagaçi” me fillim nga ora 19:30.

Ndërkaq skuadra e Trepçës, e cila sivjet debuton në këtë ligë, të hënën është mundur nga Tirana në takimin e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar. Kjo ndeshje ka përfunduar me shifrat 78:66.