Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 92:76 ndaj Craiovas në ndeshjen e vet të tretë në ligën ballkanike BIBL. Kampioni aktual i Kosovës tashmë ka tri fitore në tri ndeshje në ligën BIBL përkrah katër fitoreve nga katër ndeshjeve në ETC Superligë.
Loja e dobët në mbrojtje bëri që Sigal Prishtina të pësojë 25 pikë në çerekun e parë të ndeshjes, përderisa shënoi 22 sosh. Mirëpo, që nga fillimi i dhjetë minutëshit ët dytë, ekipi vendës i prirë edhe në këtë ndeshje nga Dardan Berisha e kishte kontrollin e plotë mbi lojën.
Sigal Prishtina e përfundoi pjesën e parë me rezultat 48:42, kurse përgjatë pejsës së dytë vazhdimisht e shtonte këtë epërsi.
Dardan Berisha edhe në këtë ndeshje ishte basketbollisti më i mirë i vendësve dhe shënoi 27 pikë, kurse Blerim Mazrreku dhe Aaron McGhee shënuan nga 22 piëk secili.
Milivoje Bojovic me 18 pikë të shënuara ishte lojtari më i mirë i ekipit mysafir.
Ekipi tjetër kosovar, pjesëmarrës në ligën ballkanike BIBL, Peja, nesër në Karagaç e prêt ekipin e Teodos nga Tivari. Ndeshja fillon në ora 19:30.