Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të premten nis Klinika për gjyqtarë e FIBA Europe dhe FBK-së në Prishtinë

  • Të premten nis Klinika për gjyqtarë e FIBA Europe dhe FBK-së në Prishtinë
18 Shkurt 2016

Për tre ditë me radhë (18-22 Shkurt 2016) në Prishtinë në organizim të FIBA Europe dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës do të mbahet Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s.

Në këtë seminar do të ligjerojnë Davorin Nakiç, shef i Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Europe dhe Gjorgi Piperkov, instruktor i FIBA-s .

Ndërkaq gjyqtarët kandidatë potencial të FBK-së që do të marrin pjesë në këtë Klinikë janë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Elion Obërtinca, Dardan Maxhuni, Blendi Fejza, Ngadhnjim Shabani, derisa do të marrin pjesë edhe tre kandidatë të tjerë, dy nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, si dhe instruktori nacional, Faton Kurshumlija.

Klinika është ndarë në tri pjesë: teori, testime dhe praktikë.

Ligjeratat do të mbahen në hotel “Emerald” në Prishtinë, kurse testimet dhe ndeshjet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si dhe në Kolegjin ISP në Marigona Residence.

Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së: “Është mirë që më në fund gjyqtarët do të dëshmohen para instruktorëve të FIBA-s, pasi dy gjenerata të gjyqtarëve nuk  kanë pasur fat të ndajnë drejtësinë në ndeshje ndërkombëtare për shkak të situatës politike. Ne në FBK jemi të bindur se gjyqtarët tanë  më të mirë kanë kualitet të nevojshëm për të ndarë drejtësinë në Ligën Ballkanike dhe në rangje të ndryshme ndërkombëtare. Ata që tregohen të suksesshëm në këtë Klinikë  që nga viti i ardhshëm mund të marrin licencën e FIBA-s dhe ky është hapi më  i madh për këtë segment të basketbollit në vitet e fundit”.