Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të shtunën dhe të dielën, klinika për trajnerë me ligjërues Janez Drvariç

  • Të shtunën dhe të dielën, klinika për trajnerë me ligjërues Janez Drvariç
13 Qershor 2018

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) më 16 dhe 17 qershor 2018 në palestrën e sportit në kolegjin “ISP” në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë do të mbahet Klinika për Trajnerë/e të basketbollit.
Ashtu si çdo vit, edhe kësaj here do të kemi një ligjerues eminent dhe tema interesante.
Ligjërues i Klinikës do të jetë Janez Drvariç nga Sllovenia. Drvariç është një ndër ekspertët më të mëdhenj të basketbollit në Evropë.
Drvariç momentalisht është një prej udhëheqësve të Programit të Edukimit të Trajnerëve, FECC, që organizohet nga FIBA Evropa.
Prania e trajnerëve të të gjitha kategorive në këtë Klinikë është e detyrueshme për të gjithë trajnerët që janë anëtarë të SHTBK-së.
Kushti për pjesëmarrjen në Klinikë, është taksa e regjistrimit prej 20 euro dhe tarifa vjetore e anëtarësisë prej 20 euro (gjithsej 40 euro).
Trajnerët që nuk marrin pjesë në Klinikë nuk do të jenë në gjendje të marrin licencë për edicionin 2018/19, në përputhje me Kriteret dhe Rregullat e Licencimit të Trajnerëve.
Ata që nuk marrin pjesë në Klinikë dhe më pas kërkojnë licencën do të paguajnë një shumë të dyfishtë të tarifës.
Pagesat për anëtarësine në SHTBK (20 euro) mund të bëhen në llogarinë e SHTBK-së, kurse pagesat për pjesëmarrje në Klinikë (20 euro) mund të bëhen në llogarinë e FBK-së.

Programi i ligjëratave është si vijon:

16/06/2018

10:30-12:00 (klasë)

Tema: "Teoria e filozofisë së stërvitjes së të rinjve"

Pushimi 20 min.

12:20-14:00 (palestër)

Tema: "Zhvillimi i saktë i aftësive për lojtarët e rinj të basketbollit"

17/06/2018

10:00-12:00 (klasë)

Tema: "Programi nacional për gjeneratat e reja"