11 Shtator 2014
Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës ka vendosur që të shtunën më 13.09.2014, në ora 12:30 të mbajë Kuvendin e kësaj shoqate. Kuvendi do të mbahet në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.
Kuvendi i SHTBK-së do të jetë i karakterit zgjedhor meqë do të zgjedhet kryetari i ri i kësaj shoqate dhe organet e reja udhëheqëse.
Në Kuvend po ashtu do të kërkohet miratimi i ndryshimeve në statutin e kësaj shoqate.