Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës të shtunën, më 15 nëntor, organizojnë seminar për trajnerë. Pjesëmarrja në seminar është e obligueshme për të gjithë trajnerët e Kosovës, kurse taksa për pjesmëarrje është 15 Euro.
Seminari do të fillojë në ora 10:00, kurse për vendim e mbajtjes së tij, trajnerët do të informohen në ditët në vijim.
Në seminar do të ligjërojnë Miodrag Baletic, Luka Milanovic dhe Laura Purdy.
Balletic, aktualisht trajner i ekipit Kosova e Re Bashkimi, ish selektor i Malit të Zi (femrat) dhe trajner veteran do të ligjërojë në temën: Mbrojtja nga pick n rolli.
Luka Milanovic, trajner kondicional i reprezentacionit të Kroacisë, do të ligjërojë për përgatitjen fizike të basketbollistëve të grupmoshave të ndryshme dhe përgatitjen fizike të basketbollistëve kulmorë.
Laura Purdy, ligjëruese në shkollën për trajner në kolexhin Edge Hill në Britani të Madhe do të ligjërojë për aspektet pedagogjike dhe sociologjike të punës së trajnerëve.
Ky është seminari i parë për trajnerë përgjatë sezonit 2014/15.