Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të shtunën në Prishtinë është mbajtur Klinika pë gjyqtarë të basketbollit në kuadër të FIBA SCOD Projektit

  • Të shtunën në Prishtinë është mbajtur Klinika pë gjyqtarë të basketbollit në kuadër të FIBA SCOD Projektit
  • Të shtunën në Prishtinë është mbajtur Klinika pë gjyqtarë të basketbollit në kuadër të FIBA SCOD Projektit
6 Janar 2019

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të shtunën në sallën e konferencave në hotel “International Prishtina” është mbajtur Klinika pë gjyqtarë të basketbollit në kuadër të FIBA SCOD Projektit.

FIBA SCOD Klinika është udhëhequr nga instruktori i FIBA-s, Gjorgi Piperkov, ndërsa kanë ligjëruar edhe instruktori nacional i FIBA-s, Faton Kurshumlija, si dhe Prof.Doc Ridvan Ekmekci nga Universiteti Pamukale.

Temat të cilat janë ligjeruar në Klinikë kanë qenë kriteri në sportin e basketbollit, mekanika me 3 PO, puna në grupe, përgatitja mentale, si dhe janë mbajtur online testimet nga njohuria e rregullave të basketbollit, si dhe FIBA fitnes testi.

Duhet theksuar se të gjitha Klinikat e organizuara deri më tani në Prishtinë në kuadër të FIBA SCOD Projektit janë lavdëruar nga organet kompetente të FIBA-s për ndarje të drejtësisë, dhe kanë qenë si shembuj pozitiv se si duhet të organizohen edhe nëpër shtete që tashmë e kanë basketbollin e zhvilluar.