21 Prill 2016
Të shtunën duke filluar nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja e parë finale e “play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku do të përballen Rahoveci dhe Drita nga Gjilani. Skuadra që regjistron dy fitore do të shpallet kampione.
Rahoveci në gjysmëfinale e ka eliminuar AS Kastriotin, kurse Drita ishte skuadër më e mirë se Kosova e Vushtrrisë. Të dyja ekipet janë plasuar në finale me rezultat 2:0 në seri të ndeshjeve gjysmëfinale.