Xhiroja e XVII-të në Superligën e Kosovës e sjell derbin që do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku Trepça është nikoqire e Pejës në ndeshjen që do të filloj në ora 18:00.
Kjo është përballja e tretë e këtyre dy skuadrave në kuadër të elitës së basketbollit kosovar, kurse në të dyja takimet e mëparshme fitues kanë dal verdhezinjtë (56:54, 74:57).
Në kuadër të kësaj xhiroje do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera, që të gjitha të dielën, ku Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Kerasan Prishtinën, Bashkimi është nikoqir i Vëllaznimit dhe Rahoveci e pret Golden Eagle Yllin.
Superliga e Kosovës/Xhiroja e XVII
E shtunë
Trepça - Peja 18:00
E diel
Sigal Prishtina - Kerasan Prishtina 14:00
Bashkimi - Vellaznimi 16:00
Rahoveci - Golden Eagle Ylli 17:00 në Gjakovë