Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave në Shqipëri dhe të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë, pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri.
Në këto momente të vështira për Shqipërinë, FBK-ja shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në çfarëdo forme vëllezërit tanë në Shqipëri.
Shpresojmë që kjo gjendje e rëndë të tejkalohet sa më shpejtë dhe të vendoset normaliteti.
Në emrin tim personal, por edhe të Bordit të FBK-së dhe komunitetit të basketbollit në Kosovë ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Ne do të jemi me ju në momentet më të vështira dhe ndihma asnjëherë nuk do të mungojë për Shqipërinë.
Po lutemi për ty Shqipëri
Me Respekt
Arben Fetahu, kryetar i FBK-së