E nderuara familje Nebiu dhe anëtarë të Federatës së Badmintonit të Kosovës
Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Jeton Nebiut, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës dhe një punëtor i madh sportiv.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nebiu, komunitetin e Badmintonit në Kosovë, të afërmit dhe miqtë e Jetonit.
Ai ishte një punëtor i madh që tërë jetën ia kushtoi sportit të Kosovës dhe do të mbahet mend për punën e palodhshme që ka bërë.
Humbja e tij është e madhe për sportin e Kosovës, sepse ishte një person i respektueshëm dhe i dashur nga të gjithë.
Veprat e tij nuk do të harrohen asnjëherë.
Me respekt,
Arben Fetahu, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës