E nderuara familja Shehu, Radio Televizioni i Kosovës dhe anëtarët e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës
Me dhimbje të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të kameramanit të njohur, Rexhep Shehu.
Ai për 40 vjet me kamerën e tij ishte prezent në ngjarjet sportive dhe ka dhënë kontribut të madh në sportin e Kosovës.
Rexhën do ta kujtojmë si një njëri të pasionuar pas kamerës, por edhe sportit. Ai ishte shembull për gjeneratat e reja dhe të gjithë ata që e duan punën. Rexha punoi me përkushtim të madh dhe asnjëherë nuk u nda nga ngjarjet sportive.
Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shehu, kolegët e RTK-së ku ka punuar dhe Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, ku ishte anëtar nderi.
Humbja e tij është e madhe për sportin e Kosovës, sepse ishte një person i respektueshëm dhe i dashur nga të gjithë.
Me respekt
Arben Fetahu
Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës