Kosova ka zhvilluar miqësoren e parë përballë Sllovakisë, ku pësoi humbje me rezultat 85:79.
Përkundër humbjes basketbollistët e Kosovës kanë shfaqur një lojë mjaft të mirë, derisa është dalluar Dardan Berisha me 30 pikë.
Kjo ishte miqësorja e parë ndaj Sllovakisë, derisa miqësorja e dytë zhvillohet të dielën (nesër) nga ora 18:00, po ashtu në Bratislavë të Sllovakisë.
Këto miqësore do t’i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomerviq, për të parë formën e lojtarëve dhe për tu përgatitur sa më mirë para ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku Kosova do të ballafaqohet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.