Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Tjetër humbje për vashat kosovare në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C

  • Tjetër humbje për vashat kosovare në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C
9 Korrik 2016

Basketbollistet kosovare të moshës nën 18 vjec e kanë regjistruar edhe një tjetër humbje në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C që është duke u zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Pas disfatës në ditën hapëse nga nikoqiri, Gjeorgjia, Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar disfatë edhe nga Malta me shifrat 53:47. Vashat tona kanë pasur shans shumë të mirë që  nga kjo ndeshje të dalin fituese, por mungesa e përvojës e ka bërë të vetën dhe kështu ato u desh që në fund të pajtohen me humbjen e dytë me radhë në këtë aktivitet.

Hendikep i madh për Kosovën në ndeshjet e radhës do të jetë mungesa e Flaka Kelmendit, njërës prej lojtareve kyce të kësaj skuadre, e cila është lënduar në 20 sekondat e fundit të takimit. Kelmendi, e cila në dy ndeshjet e para i ka prirë Përfaqësueses sonë sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë më në gjendje të ndihmojë ekipin kombëtar të Kosovës.

Të përzgjedhurat e Chris Dial-it të dielën me fillim nga ora 15:00 do të ballafaqohen me Gjibraltarin.