Përzgjedhësi i Kosovës U20 në konkurrencën e femrave dhe Bashkimit (F), Furkan Saglik, u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i respektojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shtëpi.
“Fillimisht dua të falenderoj të gjithë personelin shëndetësor, si mjekët, infermierët dhe stafin mjekësor.
Ne jemi duke u ballafaquar me një pandemi të madhe. Në këtë kohë duhet të kemi prioritet shëndetin. Në këtë raste, qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e Qeverisë.
Pas një kohe, virusi korona do të zbehet dhe ne do të luajmë sërish basketboll. Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurtë”, është shprehur ai për faqen zyrtare të FBK-së.
Për shkak të pandemisë Covid-19 janë shtyrë Kampionatet Evropiane për të gjitha grupmoshat, që ishin planifikuar të mbahen këtë verë.
Pandemia Covid-19 ka prekur edhe sportin, ku janë anuluar apo shtyrë shumë ngjarje sportive në mbarë botën.