Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Tregimi nga Shemsije Stublla, nga Gjenerata e Artë e Universitetit deri tek ëndrra për tu mos u larguar asnjëherë nga basketbolli

  • Tregimi nga Shemsije Stublla, nga Gjenerata e Artë e Universitetit deri tek ëndrra për tu mos u larguar asnjëherë nga basketbolli
  • Tregimi nga Shemsije Stublla, nga Gjenerata e Artë e Universitetit deri tek ëndrra për tu mos u larguar asnjëherë nga basketbolli
1 Shtator 2020

Njëra nga basketbollistet e Gjeneratës së Artë të Prishtinës është Shemsije Stublla. Ajo ka luajtur për Universitetin e Prishtinës deri në vitin 1989 për t’u transferuar më pas në Maribor. Ajo ka qenë lojtare aktive deri në vitin 2000, ndërsa tani jeton dhe vepron në Slloveni. Stublla në një intervistë për faqen zyrtarë të FBK-së ka treguar si filloi të merret me basketboll, ndeshjen e paharrueshme, trofeun më të çmuar dhe mesazhin për vajzat e reja që duan të merren me basketboll.

Si vendose të luaje basketboll?

Stbulla: Rruga e basketbollit për mua ka filluar nga shkolla fillore.  Kam luajtur për ekipin e shkollës i cili bënte gara në ligën e shkollave të qytetit. Kjo ligë ka qenë shumë cilësore dhe nga këtu ka dalë një numër mjaft i madh i basketbollisteve të dalluara.

Cili ka qenë idhulli yt në fëmijëri?

Stublla: Ndoshta duket e çuditshme, por nuk kam pasur ndonjë idhull, edhe pse me kënaqësi i kam përcjellur pothuajse të gjitha ndeshjet basketbollistike të ligës së parë federative si dhe ato të reprezentacionit të asaj kohe.

Cili ka qenë trofeu më i rëndësishëm për ty dhe pse?

Stbulla: Secili trofe e ka peshën e vet, secili përmban në vete një  tregim dhe ngjarje të caktuar. Do ta veçoj turneun ndërkombëtar ne vitin 1990 me ekipin e Mariborit në Marburg të Gjermanisë ku u zgjodha lojtarja më e mirë si dhe realizatorja më e mirë në një konkurrencë mjaft të fortë.

Cilën ndeshje nuk mund ta harrosh asnjëherë?

Stublla: Në karrierën time ka pasur shumë ndeshje interesante. Nuk do ta harroj kurrë ndeshjen Universiteti - Bosna në vitin 1987 të vlefshme për kualifikim në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë, të cilën e fituam bindshëm dhe u kthyem aty ku e kishim vendin edhe më parë.

Cili ka qenë kundërshtari më i vështirë që je ballafaquar?

Stublla: Kundërshtari më i vështirë për mua dhe për ekipin e Universitetit mendoj që kanë qenë gjyqtarët. Kemi përjetuar padrejtësi shumë të mëdha në referim, sidomos në ndeshjet jashtë Prishtinës.

Sa të mungon basketbolli dhe atmosfera nga koha kur ke luajtur?

Stublla: Unë edhe sot merrem me basketboll. Jeta ime është e lidhur ngushtë me këtë sport prandaj nuk mund ta paramendoj jetën pa basketboll. Në mënyrë rekreative ushtroj dy herë në javë me ekipin qytetit ku unë jetoj. Deri më tani kam marrë pjesë në disa Kampionate Evropiane dhe Botërore për Veterane. Po ashtu jam edhe e angazhuar si trajnere e ekipit të vajzave të grupmoshave të reja.

Cili është mesazhi për lojtaret e reja që duan të merren me basketboll?

Stublla: Ato vajza të cilat e duan basketbollin dhe dëshirojnë të merren me këtë sport i kisha këshilluar që ta ndjekin ëndrrën e tyre dhe mos të dorëzohen. Në kohën time një ëndërr e tillë ka qenë sfidë shumë të madhe për tu realizuar, por me dëshirë dhe vullnet ja kam arritur.  Kurse ju sot do ta keni shumë më lehtë.