Trepca ka pësuar disfatë të mërkurën mbrëma si mysafire e Karpos Sokoli-t me rezultat 85:69 (16:15, 18:21, 34:15, 17:18) në kuadër të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).
Skuadra nga Shkupi arriti deri te fitorja falë lojës së mirë në cerekun e tretë. Menjëherë pas pjesës së parë vendasit krijuan avantazh, të cilin sa vinin e thellonin dhe kështu në fund ia dolën të triumfojnë me 16 pikë dallim.
Tani Karpos Sokoli ka bilanc prej 2 fitore e 5 humbje në Grupin B të Ligës Ballkanike, kurse Trepca ka 2 fitore e 4 humbje.
Javën e ardhshme skuadra nga Mitrovica e pret ekipin e Feni Industries, kurse Karpos Sokoli është nikoqire e Pejës.
Koshashënuesit më të mirë te fituesit ishin Kendrick Perry me 19 pikë, Dragan Laboviq me 17 pikë e 5 kërcime dhe Bojan Trajkovski me 16 pikë.
Te Trepca më efikasit ishin Jeremy Ëise me 23 pikë e 7 kërcime dhe Nikola Ljujiq me 14 pikë e 8 kërcime.